Vizioni i Hey Albania!

Vizioni ynë është i thjeshtë, por me një përfshirje të madhe në të gjitha krahinat shqiptare, duke shprehur me foto, video dhe artikuj të shkruar kulturën, historinë, florën dhe faunën tonë. Pra, qëllimi ynë është ture me grupe kompakte prej jo më shumë se 6 personash ku do të udhëtojmë, shijojmë dhe mësojmë sa më pranë me traditën dhe kulturën tonë.

Motoja e Hey Albania është të udhëtojmë si shqiptarët!

Pjesë e vizionit tonë është dhe bashkëpunimi me OJQ të ndryshme për të sjellë zhvillim me anë të turizmit me shoqërinë shqiptare! Në këtë mënyrë, do të gjallërojmë dhe pasqyrojmë edhe zonat më të thella rurale me bukuri që vërtetë lënë mbresa!

Slogani ynë është: “Conquer Albania by Love and Adventure”

Nga Bergi Agalliu