Shpella e Pëllumbasit

Ose shpella e zezë e Tiranës ndodhet në fshatin Pëlumbas afër kryeqytetit.

Kjo shpellë, që daton rreth 10,000 vjet para herës sone, qëndron rrëzë kanionit të lumit Erzen si një kështjellë natyrore. Udhëtimi për në shpellë ofron një ngjitje me të vërtetë plot aventura, ku do te jeni kaq pranë një peizazhi të virgjër të rrethuar plot ballkone natyrore, ku pamja në një lartësi të konsiderueshme, ju lë pa fjalë. Sapo ngjitja të ketë mbaruar, Shpella shfaqet, plot mistere, e bukur dhe aq e qetë. Mendimi i vetëm që ju vjen në ato momente është: “Të  zhdukeni brenda Shpellës së Zezë ” 

Lexoni më shumë mbi Shpellën e Pëllumbasit Blogun tonë.

Turi i ngjitjes për në Shpellën e Pëllumbasit

Ora, 08:00- Do t’ju takojmë përpara Muzeut, sheshi  Skënderbej

1-Nisemi drejt Fshatit Pëllumbas, për të nisur aventurën tonë;
2- Pasi të arrijmë në destinacion, bëhemi gati me të gjitha pajisjet dhe ushqimet e nevojshme për të eksploruar drejt shpellës;
3- Gjatë ngjitjes, do te shijojmë kanionet, natyrën dhe lumin e Erzenit për të përfunduar në Shpellën e Pëllumbasit;
4- Do të kemi me vete, snacks, ujë dhe ushqimin e drekës të përgatitur nga Hey Albania;
5- Team Building Games, për tu berë gati përpara se të eksplorojmë në brendësi të shpellës;
6- Udhëtimi komplet do te zgjasë 7- 8h, që nga fillimi i tij;

Udhëzime

1- Hiking- Vështirësi normale, e përshtatshme për të gjithë grupmoshat;
2- Veshje- Hiking në veçanti, këpuce shumë të rëndësishme për këtë Tur;

Të përfshira nga Hey Albania

1- Snacks dhe ujë, përgjatë ngjitjes;
2- Dreka e përgatitur nga Hey Albania;
3- Pajisjet Elektrike për eksplorimin e Shpellës;
4- Team Building Games;
5- Transporti;