Turi i Veriut të Shqipërisë
Shqipëria simbolizohet nga shqiponja dykrenare e cila është e vendosur në fushë të kuqe dhe formon flamurin tonë kombëtar. Ky symbol tregon bashkimin e veriut dhe jugut ose në gjuhën tone pupullore Geg dhe Toskë. Gjatë turit të veriut ne do të fillojmë me kryeqytetin metropol Tirana, do të vashdojmë me Durrësin portin më të madh në Shqipëri që nga lashtësia, më pas do ti drejtohemi Krujës, qytetit stoik i cili i bëri ballë perandorisë më të fuqishme të shek të XV-të, asaj Otomane. Gjatë udhëtimit tonë 7 ditor, do të vizitojmë gjithashtu Lezhën, ku ndodhet Varri Monumental i Gjergj Kastrioti Skëndërbe, Heroit tonë Kombëtar dhe do të shijojmë rërën e errët të bregdetit Adriatik. Shkodra, me liqenin e saj do të na magjepsë dhe do të na tregojë se quhej kryeqyteti i Ballkanit, në kohët antike. Dy netë do të kalojmë në Alpet Shqiptare, plot me bukuri natyrore me legjenda Zanash e Shtojzovallesh. Gegët ose më saktë, kultura, tradita, kulinaria veriore bashkë me hisoritë shekullore, do t’ju lënë mbresa dhe pa dyshim do të jeni të kënaqur dhe të çlodhur nga këto bukuri shqiptare.
Nga Bergi Agalliu
DITA 1
- Pritja në TIA
- Fillojmë Turin në këmbë për në Tiranë- https://hey-albania.com/tours-events/tirana-modern-and-traditional-tour/
DITA 2
- Fillon për në Qytetin e Krujës;
- Vizitojmë Muzeun e Skënderbeut dhe Pazarin e Vjetër,
- Vizitojmë tempullin Bektashi Sarrisalltik në majë të malit të Krujës;
- Akomodimi: Lezhë, Shëngjin;
3 DITA
- Nisja për në plazhin “Rana e Hedhun”, Lezhë;
- Kohë për plazhi, nën rrezet e diellit, ujit dhe bregdetit me rërë, buzë detit Adriatikut;
- Vizitë në Varrin Monumental i Skënderbeut;
- Nisja për në Qytetin e Shkodrës;
- Vizitë në Kalanë e Rozafës dhe akomodimin në Hotel;
DITA 4
- Nisja për në Alpet e Veriut, Theth;
- Do të marrim Automjetin e rrugëve të vështira me një shoqërues të zonës për të vazhduar vizitën: “Syri i Kaltër” Theth.
- Vizitë në Kishën e Thethit, Lumit dhe Kullës së Mbyllur;
- Akomodimi në Shtëpinë e Vizitorëve/ Bujtina (ushqim tradicional);
- Përfshihet: dreka, darka, mëngjesi i ditës tjetër
5 DITA
- Vizitë në “Ujëvarën e Sotirës”, Theth dhe kthehemi automjetin e rrugëve të vështira në Shkoder
- Vizitë në Muzeun e Fotografisë, Marubi
- Vizitë në Liqenin e Shkodrës, Shirokë
- Akomodimi në Shkodër (duke pritur ditën tjetër për udhëtimin me traget)
DITA 6
- Nisja për të marrë Tragetin në orën 09:00;
- Gjatë këtij udhëtimi do të fillojmë një aventurë 3- orëshe përgjatë Liqenit “Koman”;
- Këtu, do të shijojmë peizazhin e bukur të gjelbërimit, malit dhe liqenit;
- Do të vazhdojmë udhëtimin përgjatë Valbonës, Parku Kombëtar;
- Gjatë rrugës ne do të vizitojmë Mullirin e Vjetër, Lumin Valbonë dhe akomodimin në Shtëpinë e Vizitorëve/ Bujtinë;
- Këtu përfshihen dreka / darka dhe mëngjesi
7 DITA
- Nisja për në Qytetin e Prizrenit, Kosovë;
- Drekë dhe kohë e lirë
- Vizitojmë Kështjellën e Prizrenit dhe Qytetin e Vjetër;
- Nisemi për në qytetin e Tiranës dhe ky është fundi i turit të Veriut;
Çfarë përfshihet:
- Udhëzues për të folur anglisht për të gjithë turneun;
- Akomodimi në hotel me mëngjes;
- 2 dreka dhe 2 darka;
- Transport;
- Taksat Rrugore;
- Udhëtim me traget;
- Transporti në Theth;
- Tarifa e muzeve ose kështjellave;
Çfarë nuk përfshihet:
- Gjithçka që nuk përmendet në tur;