Tirana

Tirana

Tyrkan, Theranda ose Tajran- 3 emra të lashtë të qytetit tonë të bukur!

Sot është metropoli më i madh i Shqipërisë. Kryeqyteti ynë, Tirana ka rreth 1,000,000 banorë, të cilët çdo ditë, i japin jetë qytetit tone të bukur. Mund të shijosh sheshin Skënderbe, ku qëndron krenare statuja e heroit kombëtar dhe më pas të çlodhesh në baret e shumta duke shijuar një kafe dhe duke kuptuar historinë, kulturën dhe zhvillimin e këtij metropoli.

Mund të ecësh në bulevardin: “Dëshmorët e Kombit” dhe të shohësh godinat qeveritare, të ndërtuar në periudha historike të ndryshme duke përfunduar në tapetin shumëngjyrësh me simbole tradicionale, i cili ndodhet në sheshin Nënë Tereza. Pse jo, të vizitosh Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës duke provuar tradicionalen dhe modernen. Në mbrëmje mund të shijosh muzikën dhe jetën e natës me Jazz Rock, Blues, Hip-Hop, House dhe karaoke në të gjitha pjesët e ish bllokut, duke ecur përbri vilës gjigande me forma dhe arkitekturen e periudhës komuniste të ish dikatorit Enver Hoxha. Dikur ishte zona vetem me Vilat e qeveritareve Komunist, zone e ndaluar per qytetaret e thjeshte, por sot vendi me i zhvilluar me stilin perendimor te jetes se nates.
Të nesërmen në mëngjes mund të shkosh përtej qëndrës së Tiranës, për të qenë më pranë me natyrën pikerisht ne Parkun Kombetar te Malit te Dajtit, apo ne kështjellat e vjetra që e rrethojnë Tiranën tonë të dashur. Pra, Tirana ka shumë për ta njohur, ku modernia dhe tradicionalja janë aty!

Nga Bergi Agalliu

Shiko mbi turet tona të Tiranës.