Showing all 9 results

Tirana gjatë natës

Tirana

Tyrkan, Theranda ose Tajran- 3 emra të lashtë të qytetit tonë të bukur!

Sot është metropoli më i madh i Shqipërisë. Kryeqyteti ynë, Tirana ka rreth 1,000,000 banorë, të cilët çdo ditë, i japin jetë qytetit tone të bukur. Mund të shijosh sheshin Skënderbe, ku qëndron krenare statuja e heroit kombëtar dhe më pas të çlodhesh në baret e shumta duke shijuar një kafe dhe duke kuptuar historinë, kulturën dhe zhvillimin e këtij metropoli.

Turi Beratit

Berati 2,400 vjeçar,

Një nga 3 qytetet kala që është pjesë e trashegimisë kulturore dhe ruhet nga UNESCO. Nga forma strukturore e lagjes kryesore Mangalem, është quajtur ndryshe dhe si qyteti i “një mbi një dritareve”. Lagjia tjetër që ndahet nga lumi Osum quhet Goricë. Ura e Goricës dhe Ura që Lekundet jane dy format si lidhet për këmbësoret ky qytet I vecante.

Nese do te ecesh ne brendesi te lagjes se Mangalemit, do teëmagjepsesh nga rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe do të të duket sikur ke humbur në nje labirinth mesjetar. Kaq tërheqese dhe të lodhshme jane ecjet në rrugicat e Mangalemit, ku dritaret e vogla janë kaq ngjitur me njëra -tjetrën dhe nuk mund të kuptosh nëse janë pjesë e një shtëpie apo e disa prej tyre. Dyert e harkuara porsi Portikët e Vjetër, me plot simbole të gdhendura në to, të japin idenë sikur je në një muze shekullor. Në majë të kodrës mbi Mangalem ndodhet kalaja, Porta gjigande e gurtë, Muzeu Onufri, ku u gjenden dy kodikët e veçantë në botë , ai I purpurt dhe ai i artë të bëjnë vërtetë kurioz për historinë e këtij vendi.

Turi Durrësit

Durrësi

Durazzo, Dyrrahium, Epidam më e rëndësishmja është se të gjithë emrat e lashtë janë pjesë e gjurmëve Ilire të fisit të Taulanteve.

Ky qytet antic është aktiv që nga periudhat më të hershme të civilizimit Antik si një nga portet më të rëndësishme të Adriatikut lindor. Zhvillime të mëdha ka pësuar Durrësi gjigand që nga periudha Romake duke kaluar në atë Bizantine. Që nga Amfiteatri më I madh në Ballkan I shek I-II të erës sonë me 18000 vënde , e deri tek muret gjigande të ndërtuara nga Perandorët Bizantin Anastas dhe Justinian, ata u kujdesën për fortifikim e Durrësit qytetit të tyre të origjinës.

Turi i ngjitjes për në Shpellën e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit

Ose shpella e zezë e Tiranës ndodhet në fshatin Pëlumbas afër kryeqytetit.

Kjo shpellë, që daton rreth 10,000 vjet para herës sone, qëndron rrëzë kanionit të lumit Erzen si një kështjellë natyrore. Udhëtimi për në shpellë ofron një ngjitje me të vërtetë plot aventura, ku do te jeni kaq pranë një peizazhi të virgjër të rrethuar plot ballkone natyrore, ku pamja në një lartësi të konsiderueshme, ju lë pa fjalë. Sapo ngjitja të ketë mbaruar, Shpella shfaqet, plot mistere, e bukur dhe aq e qetë. Mendimi i vetëm që ju vjen në ato momente është: “Të  zhdukeni brenda Shpellës së Zezë ” 

Turi i ngjitjes për në Syrin e Cikllopit

Syri i Cikllopit

Syri i Cikllopit ose Gjurma e Cikllopit,  ndodhet në luginën e lumit Erzen. Në një nga fshatrat afër Tiranës. Legjenda se si fshatarët mposhtën Cikllopin Gjigand duke e hedhur në Kanionet e Erzenit është një histori joshëse, por natyra e egër dhe peisazhi të magjepsin. Syri i Cikllopit, është bërë një nga destinacionet më zbavitëse dhe relaksuese turistike në Tiranë. Në fund të një eksplorimi pak të vështirë dhe plot aventura, do të gjeni veten përpara një pishine natyrale si të ishte xhungël.

Turi i qytetit të Tiranës & ngjitjes së Dajtit

Tirana

Tyrkan, Theranda ose Tajran- 3 emra të lashtë të qytetit tonë të bukur!

Sot është metropoli më i madh i Shqipërisë. Kryeqyteti ynë, Tirana ka rreth 1,000,000 banorë, të cilët çdo ditë, i japin jetë qytetit tone të bukur. Mund të shijosh sheshin Skënderbe, ku qëndron krenare statuja e heroit kombëtar dhe më pas të çlodhesh në baret e shumta duke shijuar një kafe dhe duke kuptuar historinë, kulturën dhe zhvillimin e këtij metropoli.

Turi Modern & Tradicional në Tiranë