Durrësi
Durazzo, Dyrrahium, Epidam më e rëndësishmja është se të gjithë emrat e lashtë janë pjesë e gjurmëve Ilire të fisit të Taulanteve.
Ky qytet antic është aktiv që nga periudhat më të hershme të civilizimit Antik si një nga portet më të rëndësishme të Adriatikut lindor. Zhvillime të mëdha ka pësuar Durrësi gjigand që nga periudha Romake duke kaluar në atë Bizantine. Që nga Amfiteatri më I madh në Ballkan I shek I-II të erës sonë me 18000 vënde , e deri tek muret gjigande të ndërtuara nga Perandorët Bizantin Anastas dhe Justinian, ata u kujdesën për fortifikim e Durrësit qytetit të tyre të origjinës.
Më pas kalimi i qytetit nën ndikimin Venecian u shoqërua me forma dhe sisteme të tjera fortifikimesh si Torrat Veneciane. Pushtimi Osman 1501 e zvogëloi qytetin në nje siperfaqe 6 here më të vogël se ajo Bizantine. Duke e ndarë në dy porta kryesore. Periudha më e artë këtij qyteti nga shek. XI-XV, në periudhën kur Shqipëria quhej Shteti I Arbërit, ishte periudha e sundimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, I cili bëri rezistencën më të madhe të parë ndonjëherë ndaj Perandorise Otomane. Në këte periudhë Durrësi quhej “Konstadinopoja e dytë”.
Sot mund të shijojme pedonalen e cila quhet ndryshe Rruga e Tregtarve, që lidh qëndren e qytetit me pedonalen” Vollga” e cila laget nga bregdeti Adriatik. Në Durrës mund te shijojme ushqimin e detit me nje culture Italiane , duke soditur horizontin e Adriatikut plot me historitë dhe legjendat e pafundme. Durazzo qyteti ku dy Perandorë të shquar të botes antike Jul Cezari dhe Pompei zhvilluan një nga betejat më të forta që do të vendosnin fatet e Romës. Edhe pse e fshehur në këtë qytet-port metropol, e lashta dhe modernia qëndrojne bashkë për të na cuar pas në historitë shekullore.
Shiko mbi turet tona të Durrësit.