Prespa Udhëtimi jonë fillon herët në mëngjes, me nisjen nga Tirana, ku do të kalojme dy ditë mjaft argëtuese. Ndalesa e parë do të jetë në liqenin e Ohrid Pogradec,ku do të relaksohemi bashkë me kafene e mëngjesit. Më pas do të nisemi për te zbuluar liqenin natyror të rrethuar nga malet, Prespën. Sapo të kalojmë Malin e Thate do të gjëndemi mbi fshatin Pustec. Pamja piktoreske të bën për vete, por më shumë të bën përshtypje ishulli I Maligradit. Ne për aty jemi nisur , pasi mbërrijme në bregun e liqenit të Prespës, bëhemi gati te për të vozitur me varkë në kishëzen e stukur në zgavrën shkëmbore te ishullit. Natyra e paprekur, pothuajse e egër dhe pelikanet Dalmatian të bezdisur nga prania njerzore, e bëjne këtë Park Nacional një vend mbreslënes. Do te ndjekim rrugën e vogel mes pemëve dhe bimësise së dendur, për të shkuar pranë kishës së Shën Marise. Çmund të themi me shumë, e shkuara dhe natyra shkojnë kaq shumë me njëra tjetrën, pamja prej aty, thjeshtë magjike. Pasi ti biem rreth e rrotull ishullit mbi liqen, do të kthehemi në fshat, ku do të shijojmë drekën, tavë krapi peshk tradicional i zonës. Korca është destinacioni yne, aventura e Prespës përfundon pas dreke. E ku ka më bukur se në Korcë, qyteti i serenatave, plot me njerëz të qeshur e mikpritës. i njohur për vilat karakteristike me gurë dhe rrugicat me kalldrëm , shpeshherë i quajtur “Parisi i vogël”, mundësitë për tu argëtuar nuk kanë të mbaruar. Do të kemi mundësi të kalojmë mbrëmjen plot muzikë dhe dëfrim. Të nesërmen do të kuptojmë historinë,kulturën dhe atraksionet e këtij qyteti të bukur. Turit dyditor po i vjen fundi, kështu bëhemi gati për tu kthyer ne Tiranë.
Prespa
Udhëtimi jonë fillon herët në mëngjes, me nisjen nga Tirana, ku do të kalojme dy ditë mjaft argëtuese. Ndalesa e parë do të jetë në liqenin e Ohrid Pogradec,ku do të relaksohemi bashkë me kafene e mëngjesit. Më pas do të nisemi për te zbuluar liqenin natyror të rrethuar nga malet, Prespën.