Berati 2,400 vjeçar,

Një nga 3 qytetet kala që është pjesë e trashegimisë kulturore dhe ruhet nga UNESCO. Nga forma strukturore e lagjes kryesore Mangalem, është quajtur ndryshe dhe si qyteti i “një mbi një dritareve”. Lagjia tjetër që ndahet nga lumi Osum quhet Goricë. Ura e Goricës dhe Ura që Lekundet jane dy format si lidhet për këmbësoret ky qytet i veçante.

Nese do te ecesh ne brendesi te lagjes se Mangalemit, do teëmagjepsesh nga rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe do të të duket sikur ke humbur në nje labirinth mesjetar. Kaq tërheqese dhe të lodhshme jane ecjet në rrugicat e Mangalemit, ku dritaret e vogla janë kaq ngjitur me njëra -tjetrën dhe nuk mund të kuptosh nëse janë pjesë e një shtëpie apo e disa prej tyre. Dyert e harkuara porsi Portikët e Vjetër, me plot simbole të gdhendura në to, të japin idenë sikur je në një muze shekullor. Në majë të kodrës mbi Mangalem ndodhet kalaja, Porta gjigande e gurtë, Muzeu Onufri, ku u gjenden dy kodikët e veçantë në botë , ai i purpurt dhe ai i artë të bëjnë vërtetë kurioz për historinë e këtij vendi.