Prespa

Udhëtimi jonë fillon herët në mëngjes, me nisjen nga Tirana, ku do të kalojme dy ditë mjaft argëtuese. Ndalesa e parë do të jetë në liqenin e Ohrid Pogradec,ku do të relaksohemi bashkë me kafene e mëngjesit. Më pas do të nisemi për te zbuluar liqenin natyror të rrethuar nga malet, Prespën.

Durrësi

Durazzo, Dyrrahium, Epidam më e rëndësishmja është se të gjithë emrat e lashtë janë pjesë e gjurmëve Ilire të fisit të Taulanteve.

Ky qytet antic është aktiv që nga periudhat më të hershme të civilizimit Antik si një nga portet më të rëndësishme të Adriatikut lindor. Zhvillime të mëdha ka pësuar Durrësi gjigand që nga periudha Romake duke kaluar në atë Bizantine. Që nga Amfiteatri më I madh në Ballkan I shek I-II të erës sonë me 18000 vënde , e deri tek muret gjigande të ndërtuara nga Perandorët Bizantin Anastas dhe Justinian, ata u kujdesën për fortifikim e Durrësit qytetit të tyre të origjinës.

Bregdeti Shpiptar

A e dinit se Shqipëria laget nga dy detera, ate Adriatik dhe ate Jonian. Klima mesdhetare e ben vendin perfekt per te kaluar pushimet verore. Edhe pse 70% e vendit eshte e perbere nga zona malore, pjesa perendimore e Shqiperise pershkohet nga 316 km vije bregdetare, plot e perplot me plazhe te vecante dhe ato te mbipopulluar gjate sezonit te veres.

Shpella e Pëllumbasit

Ose shpella e zezë e Tiranës ndodhet në fshatin Pëlumbas afër kryeqytetit.

Kjo shpellë, që daton rreth 10,000 vjet para herës sone, qëndron rrëzë kanionit të lumit Erzen si një kështjellë natyrore. Udhëtimi për në shpellë ofron një ngjitje me të vërtetë plot aventura, ku do te jeni kaq pranë një peizazhi të virgjër të rrethuar plot ballkone natyrore, ku pamja në një lartësi të konsiderueshme, ju lë pa fjalë. Sapo ngjitja të ketë mbaruar, Shpella shfaqet, plot mistere, e bukur dhe aq e qetë. Mendimi i vetëm që ju vjen në ato momente është: “Të  zhdukeni brenda Shpellës së Zezë ” 

Syri i Cikllopit

Syri i Cikllopit ose Gjurma e Cikllopit,  ndodhet në luginën e lumit Erzen. Në një nga fshatrat afër Tiranës. Legjenda se si fshatarët mposhtën Cikllopin Gjigand duke e hedhur në Kanionet e Erzenit është një histori joshëse, por natyra e egër dhe peisazhi të magjepsin. Syri i Cikllopit, është bërë një nga destinacionet më zbavitëse dhe relaksuese turistike në Tiranë. Në fund të një eksplorimi pak të vështirë dhe plot aventura, do të gjeni veten përpara një pishine natyrale si të ishte xhungël.

Berati 2,400 vjeçar,

Një nga 3 qytetet kala që është pjesë e trashegimisë kulturore dhe ruhet nga UNESCO. Nga forma strukturore e lagjes kryesore Mangalem, është quajtur ndryshe dhe si qyteti i “një mbi një dritareve”. Lagjia tjetër që ndahet nga lumi Osum quhet Goricë. Ura e Goricës dhe Ura që Lekundet jane dy format si lidhet për këmbësoret ky qytet i veçante.

Nese do te ecesh ne brendesi te lagjes se Mangalemit, do teëmagjepsesh nga rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe do të të duket sikur ke humbur në nje labirinth mesjetar. Kaq tërheqese dhe të lodhshme jane ecjet në rrugicat e Mangalemit, ku dritaret e vogla janë kaq ngjitur me njëra -tjetrën dhe nuk mund të kuptosh nëse janë pjesë e një shtëpie apo e disa prej tyre. Dyert e harkuara porsi Portikët e Vjetër, me plot simbole të gdhendura në to, të japin idenë sikur je në një muze shekullor. Në majë të kodrës mbi Mangalem ndodhet kalaja, Porta gjigande e gurtë, Muzeu Onufri, ku u gjenden dy kodikët e veçantë në botë , ai i purpurt dhe ai i artë të bëjnë vërtetë kurioz për historinë e këtij vendi.

Natyra është më tepër se bukuri,

Duke qene nje biologe, vitet e fundit  kam kaluar me teper ne terren duke germuar ne pyjet e larte dhe fushat e gjera per nje jete tjeter, nje jete e shprehur ne permasa me te vogla fizike. A e dinit se Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura ne Europe per sa i perket biodiversitetit? Kur them biodiversitet perfshij ketu lumenjte e furishem, pyjet e larta dhe te vjetra, malet e zhveshur, ujevara te larta dhe çeshte me e rendeshimja nje sere bimesh dhe kafshesh te rralla, shpesh edhe endemike te vendit tone. Duke levizur qe nga veriu ne jug te Shqiperise mund te shikosh nje variacion ndryshe ne pamje dhe ne lloje te bimeve dhe kafsheve. Veriu i shqiperise, ku perfshihen Alpet e Shqiperise, ka nje reliev malor, e cila fsheh ne vetvete nje sere kafshesh te larta dhe mjaft te rralla, disa prej te cilave jane edhe te mbrojtura sipas direktivave perkatese te kafsheve dhe habitateve.

10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri!

Është vërtet e vështirë për të përzgjedhur se cilat janë 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri, por ne kemi bërë zgjedhjen tonë 

Rana e Hedhun, Ndodhet në qytetin e Lezhës, pranë plazhit të Shëngjinit. Është vërtet një vend për most u humbur, komplet I paprekur dhe me një natyrë të virgjër. I tëri shpat I kodrës shpati i kodrës është i mbuluar me rërë saqë mbetesh vërtet i habitur sesi dunat e rërës mund të ndodhen dhe në ballkan dhe jo vetëm në Saharatë e famshme të lindjes së mesme. Pasi  të ngjitemi në maje të kësaj dune, mund të rrokullisemi nga lart dhe të përfundojmë direkt dhe në det. Vaçantia e kësaj pjese plazhi ska të sosur, pasi ka vende të vogla ku rera është komplet e zezë dhe shumica e plazhistave lyejnë trupin pasi pretendohet që ka veti kuruese. Vend i veçante dhe padyshim nuk duhet humbur.

Tirana

Tyrkan, Theranda ose Tajran- 3 emra të lashtë të qytetit tonë të bukur!

Sot është metropoli më i madh i Shqipërisë. Kryeqyteti ynë, Tirana ka rreth 1,000,000 banorë, të cilët çdo ditë, i japin jetë qytetit tone të bukur. Mund të shijosh sheshin Skënderbe, ku qëndron krenare statuja e heroit kombëtar dhe më pas të çlodhesh në baret e shumta duke shijuar një kafe dhe duke kuptuar historinë, kulturën dhe zhvillimin e këtij metropoli.

Shqiptarët

Mund të thuhet me plotë bindjen që janë një ndër popujt më të vjetër të ballkanit. Gjurmët e para të jetës fillojnë rreth 1,000 vjet BC që në fillimet e njerëzimit. Shumë fakte janë vërtetuar në shpellat hijerënda që na japin prova sesi jeta filloi në trojet shqiptare. Paraardhësit tanë ishin Ilirë, një popull ndryshe i ndarë në fise si albanët, taulantë, kaonët, molosët, adrianët, amantët, të cilët shtrihen në territoret e shqitarisë së sotme. Lidhjen me paraardhësit tanë ilirë e gjejmë dhe sot në kohët moderne si emra në popullsinë tonë shqiptare si: ardianë, taulantë, amantia dhe ilir. Pozita gjeografike e Shqipërise është mjaft e favorshme për pjellorinë, bukuritë natyrore dhe rrugët tregtare që ajo ofron. Në veriperëndim kufizohemi me Malin e Zi, verilindje me Kozovën, lindje me Maqedoninë e Veriut, juglindje me Greqinë dhe në perëndim laget nga deti Adriatik dhe ai Jon.