Shqiptarët

Shqiptarët

Mund të thuhet me plotë bindjen që janë një ndër popujt më të vjetër të ballkanit. Gjurmët e para të jetës fillojnë rreth 1,000 vjet BC që në fillimet e njerëzimit. Shumë fakte janë vërtetuar në shpellat hijerënda që na japin prova sesi jeta filloi në trojet shqiptare. Paraardhësit tanë ishin Ilirë, një popull ndryshe i ndarë në fise si albanët, taulantë, kaonët, molosët, adrianët, amantët, të cilët shtrihen në territoret e shqitarisë së sotme. Lidhjen me paraardhësit tanë ilirë e gjejmë dhe sot në kohët moderne si emra në popullsinë tonë shqiptare si: ardianë, taulantë, amantia dhe ilir. Pozita gjeografike e Shqipërise është mjaft e favorshme për pjellorinë, bukuritë natyrore dhe rrugët tregtare që ajo ofron. Në veriperëndim kufizohemi me Malin e Zi, verilindje me Kozovën, lindje me Maqedoninë e Veriut, juglindje me Greqinë dhe në perëndim laget nga deti Adriatik dhe ai Jon.

Gjuha Shqip ose gjuha e shqiponjës është një gjuhë e veçantë indoeuropiane unike në llojin  saj. Ajo është shkruar me shkronja latine dhe alfabeti shqip është shkruar me 36 shkronja. Flamuri Shqiptar konsiderohet si një nga flamujt më të vjetër që përfaqëson një komb. Fillesa është që në shekullin e XV, ku Gjergj Kastriot Skëndërbeu, heroi ynë kombëtar bashkoi fiset Arbërore në 1 flamur, atë të shqiponjës dykrenare në Fushë të Kuqe kundër Perandorisë Otomane. I njëjti flamur u ngrit pas 500 vitesh nën pushtimin Otoman në qytetin e Vlorës, ditën e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Shqiponja dykrenare tregon bashkimin kombëtar Geg dhe Toskë (Veri dhe Jug) dhe fusha e kuqe, mbi të cilën qëndron, simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptarët ndër shekuj për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar. Shqiptarët ndër shekuj janë një popull që kanë mërguar shumë për shkak të luftrave të shumta që janë zhvilluar në Ballkan, për këtë arsye shqiptarë e diasporë që jetojnë në shtete të ndryshme si në kontinentin Europian dhe atë Amerikan janë rreth 7-8 milionë, pra 2-fishi i popullsisë që jetojnë në territore shqiptare, rreth 3 milionë. Një fakt interesant që ka mbijetuar dhe në ditët e sotme është atdhetarizmi. Sot jetojmë në një botë moderne, të lirë dhe në paqe. Por traditat edhe pse larg Shqipërisë nuk kanë humbur. Në qoftë se do të takosh një shqiptar që ka lindur në shtetet Europiane ose Amerikë, edhe pse nuk e flasin siç duhet shqipen ose nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, ata plot krenari do të thonë: “Jam krenar që jam Shqiptar” ose shprehjen që vjen nga lashtësia: “Gjaku ujë nuk bëhet”, ku duan të tregojnë që ata kanë gjak shqiptari. Një tjetër fakt unik që vertet është për tu marrë shembull nga mbarë bota është bashkëjetesa fetare. Në Shqipëri janë të pranishme 4 fe: ajo Kristian Katolike, Kristian Ortodokse, Muslimane dhe Musliman Bektashie. Shqiptarët zakonisht i festojnë të gjitha festat fetare si të ishin një, pasi në një familje tradicionale do të gjesh babain katolik, mamanë muslimane, gjyshin bektashi dhe gjyshen ortodokse madje dhe në periudhat më fanatike fetare qe shprehja: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Mund të themi me plot bindje që tolerenca fetare është jashtëzakonisht e madhe dhe pa paragjykime. Ju ftoj te gjithëve të vini dhe vizioni Shqipërinë, bukuritë natyrore, historinë antike, malet madhështore, kulinarinë dhe traditat kulturore të veçanta që do ju lënë mbresa. Mbi të gjitha mikpritja është simboli yne, siç është dhe shprehja: “Edhe nëqoftëse nuk do të kemi çfarë t’ju japim, mjafton të trokasësh në derën e një shqiptari dhe do ju presin me bukë, kripë dhe zemër të bardhë!

Nga Bergi Agalliu