Bregdeti Shpiptar
A e dinit se Shqipëria laget nga dy detera, ate Adriatik dhe ate Jonian. Klima mesdhetare e ben vendin perfekt per te kaluar pushimet verore. Edhe pse 70% e vendit eshte e perbere nga zona malore, pjesa perendimore e Shqiperise pershkohet nga 316 km vije bregdetare, plot e perplot me plazhe te vecante dhe ato te mbipopulluar gjate sezonit te veres.
Mund ta nisin nga Veriu ne Jug ose anasjelltas per te exploruar cdo cep qe bregdeti yne ofron. Vitet e fundit eshte quajtur nga revistat dhe televizionet turistike europiane si “ the jewel of mediterranien”, kjo dhe per faktin pasi Shqiperia eshte vendi me i panjohur dhe i paexploruar ne gadishullin e ballkanit. Deti Adriatik i perbere nga plazhe te shume me rere ku duhet te ecesh pak metra per te arritur thellesine e nevojshme per te notuar, krijojne vendin ideal per pushimet familjare me femij te vegjel.
Deti Jonian i thelle dhe i kristalte, ku bluja e erret e ujit te mrekullon dhe te ben most e dalesh prej tij me ore te tera. Ndryshe nga plazhet me rere Deti Jonian ka nje reliev shkembor i perbere nga brigje me gure te vegjel. Ndarja e dy detrave ate Adriatik dhe Jonian ndodh ne qytetit e Vlores, prane tunelit,ne vendin ku quhet “Uji I Ftohte” dhe pjesa shkembore bregdetare fillon te tregoje format e saj. E gjithe zona bregdetare e Shqiperise eshte pjese e historise dhe legjendave antike. Iliret dhe civilizimi Ilir ishin te paret tane, zoteruesit e Detit Adriatik e Jonian. Poseidoni, Rodoni zoterat e deteve nga besimi pagan dhe sirenat bukuroshe na sjellin me prane me misteret e shumta te brigjeve tona. Pervec te tjerave, dicka qe do tju beje vertet pershtypje, jane bunkered e shumte te cilat do ti hasni pergjate gjithe zones bregdetare ne shqiperi.
Kjo, pasoje e pjelles se fantazise,e diktatorit komunist Enver Hoxha, sikur shqiperia rrezikonte te pushtohej nga bota perendimore kapitaliste. U ndertuan rreth 700.000 bunker gjate regjimit komunist , te cilat i humben vlerat me ardhjen e demokracise ne 1990 ne Shqiperi. Tashme jane kudo, neper zona bregdetare ose kufitare, por shpeshhere ngjyra ngjyra dhe sherbejne si vepra arti per te treguar nje pjese te dhimbshme te historise tone. Çfare tjeter mund te dime per bregdetin Shqipetar? Mendoj qe gatimi eshte nje nga pikat e fort ate vendit tone. Ushqimi i fresket i detit do tju shijoj kaq shume saqe do te habiteni. Kultura e gatimit Italian e mixuar me tradicionalen do tju bej ta dashuroni ushqimin ne Shqiperi. Zakonisht ushqimet jane organike dhe local, ku ju menjehere do ta kuptoni shijen e vecante te tyre. 300 dite diell e shoqerojne shqiperine gjate gjithe vitit. Plazhet ee pafundme, ditet me diell, ushqimi kaq i shijshem dhe mbi te gjitha mikpritja shqiptare jane arsyet perse ky vend nuk duhet humbur.
Nga Bergi Agalli