Si nisi Hey Albania!

Hey filloi thjeshtë me një Hey!

Si një valëvitje dore që NE JEMI KËTU! Filloi më 9 Gusht, 2017 në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook. Me një perëndim dielli në bregdetin Jonian në Jug të Shqipërisë.

Feeling the sunset like feeling infinite peace!

Nisi si një blog për të treguar Bukuritë Shqiptare. Pas një periudhe dy vjeçare duke eksploruar çdo cep të Shqipërisë, Hey Albania mori pjesë në nje garë në të cilën çdo pjesmarrës përfaqësohej me një ide inovatore, projekti gjerman IDEA që mundësohej nga Proseed dhe GIZ. Idetë novatore pas një gare të gjatë do te përfitonin një startup fond për ta zhvilluar idenë e tyre. Duke falenderuar këtë project, Hey Albania sot është një kompani turistike e cila ofron ture të personalizara me grupe prej jo më shumë se 6 personash për të shijuar kulturën, historinë dhe bukuritë shqiptare. Nisi thjeshtë me një Hey, por inovacioni nuk do të mungojë në vizionin e kompanisë sonë. Ne mundohemi çdo ditë që të sjellim pranë jush Shqipërinë tonë të dashur!

Faleminderit,

Hey Albania

Nga Bergi Agalliu