Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit

Ose shpella e zezë e Tiranës ndodhet në fshatin Pëlumbas afër kryeqytetit.

Kjo shpellë, që daton rreth 10,000 vjet para herës sone, qëndron rrëzë kanionit të lumit Erzen si një kështjellë natyrore. Udhëtimi për në shpellë ofron një ngjitje me të vërtetë plot aventura, ku do te jeni kaq pranë një peizazhi të virgjër të rrethuar plot ballkone natyrore, ku pamja në një lartësi të konsiderueshme, ju lë pa fjalë. Sapo ngjitja të ketë mbaruar, Shpella shfaqet, plot mistere, e bukur dhe aq e qetë. Mendimi i vetëm që ju vjen në ato momente është: “Të  zhdukeni brenda Shpellës së Zezë ” 

Shpella e zezë, është një nga 6 shpellat e vetme Karstike në Evropë. Përveç bukurisë së saj natyrore mahnitëse, shpella ka një rëndësi të madhe historike për Shqipërinë pasi arkeologët kanë gjetur mbetje të kulturës njerëzore të periudhës paleolitike në të.

Shiko videon mbi Shpellën e Pëllumbasit në kanalin tonë të YouTube.

Shiko turin tonë të Shpellës së Pëllumbasit.