Berati

Berati 2,400 vjeçar,

Një nga 3 qytetet kala që është pjesë e trashegimisë kulturore dhe ruhet nga UNESCO. Nga forma strukturore e lagjes kryesore Mangalem, është quajtur ndryshe dhe si qyteti i “një mbi një dritareve”. Lagjia tjetër që ndahet nga lumi Osum quhet Goricë. Ura e Goricës dhe Ura që Lekundet jane dy format si lidhet për këmbësoret ky qytet i veçante.

Nese do te ecesh ne brendesi te lagjes se Mangalemit, do teëmagjepsesh nga rrugicat e ngushta me kalldrëm dhe do të të duket sikur ke humbur në nje labirinth mesjetar. Kaq tërheqese dhe të lodhshme jane ecjet në rrugicat e Mangalemit, ku dritaret e vogla janë kaq ngjitur me njëra -tjetrën dhe nuk mund të kuptosh nëse janë pjesë e një shtëpie apo e disa prej tyre. Dyert e harkuara porsi Portikët e Vjetër, me plot simbole të gdhendura në to, të japin idenë sikur je në një muze shekullor. Në majë të kodrës mbi Mangalem ndodhet kalaja, Porta gjigande e gurtë, Muzeu Onufri, ku u gjenden dy kodikët e veçantë në botë , ai i purpurt dhe ai i artë të bëjnë vërtetë kurioz për historinë e këtij vendi.

Antipatrea, emri i vjetër që prej lashtësisë, pjesë e civilizimit Ilire nga fisi i Desaretëve, ku pas shek. II-të para krishtit, Romakët arritën ta pushtonin atë duke e quajtur Albanorum Oppidum (Arbër ose Kështjella Shqiptare). Pas shek. XV-të, qyteti mori një ndryshim arkitekture komplet Otomane. U ndertuan shumë xhami dhe dyqane pasi Berati ishte një qytet I zhvilluar tregtar me dy dalje në portët e rëndësishme, atë të Durrësit dhe të Vlorës dhe për më tepër rrugën tokësore Peëmet- Janinë. Legjendat janë pjesë e këtij qyteti të lashtë, një ndër to është dhe ajo e dy burrave luftëtarë të cilët u ndeshën për të Bukurën e Beratit. Njëri prej burrave luftonte me shpatë dhe tjetri me topuz. Ata u ndeshën në një përballje aq të përgjakshme saqë mbetën rëndë të plagosur dhe të shtrirë  . E Bukura e Beratit iu afrua dhe u qendroi në mes dy luftëtarëve që dergjeshin pranë saj dhe vajtoi për ditë me rradhe…Prandaj sot ,kemi lumin Osum i cili përshkon qytetin dhe dy malet gjigande  Shpiragun malin me vija për shkak të gjurmëve të shpatës dhe Tomorrin mali me gropa për shkak të gjurmëve te topuzit.Tomorri magjik është gjithashtu nje Park Kombëtar dhe vend shumë i njohur për pelegrinazh, pasi takimin me hyjnoren ta përcjell vetëm bukuria e tij.

Nga Bergi Agalliu

Udhërrëfyes Turistik

Shiko mbi turet tona të Beratit.