Këndi i Biologut

Natyra është më tepër se bukuri,

Duke qene nje biologe, vitet e fundit  kam kaluar me teper ne terren duke germuar ne pyjet e larte dhe fushat e gjera per nje jete tjeter, nje jete e shprehur ne permasa me te vogla fizike. A e dinit se Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura ne Europe per sa i perket biodiversitetit? Kur them biodiversitet perfshij ketu lumenjte e furishem, pyjet e larta dhe te vjetra, malet e zhveshur, ujevara te larta dhe çeshte me e rendeshimja nje sere bimesh dhe kafshesh te rralla, shpesh edhe endemike te vendit tone. Duke levizur qe nga veriu ne jug te Shqiperise mund te shikosh nje variacion ndryshe ne pamje dhe ne lloje te bimeve dhe kafsheve. Veriu i shqiperise, ku perfshihen Alpet e Shqiperise, ka nje reliev malor, e cila fsheh ne vetvete nje sere kafshesh te larta dhe mjaft te rralla, disa prej te cilave jane edhe te mbrojtura sipas direktivave perkatese te kafsheve dhe habitateve.

Mund te permend ketu Lynx lynx, i quajtur me emrin shqip rreqebulli, i cili parapelqen pyjet e vjetra dhe duke qene mjaft territorial ata mund ti shohesh vetem. Jane te perhapur ne pyjet qe nga Veriu e deri ne qender te Shqiperise, por ne nje numer shume te pakte te individeve. Nuk kam pare ende nje prej tyre ne terren, gje e cila eshte mjaft e veshtire, por nepermjet kamerave kurth te vendosura ne Shqiperi, ne kemi pare pranine e tyre. Nese dikush do te donte te shikonte nje Lynx, ne kopshtin zoologjik te Tiranes, ndodhet nje individ i cili po mbahet ne in-situ per t’a njohur edhe me teper kete lloj. Ne keto alpe mund te gjesh edhe nje prej bimeve endemike te vendit tone e cila e ka marre emrin pikerisht nga vendi ku ndodhet dhe ajo quhet Tulipa albanica. Kjo bime e certifikuar eshte sot nje nga 113 tulipanet qe bota njeh. Ne varesi te sezonit ate e sheh ne dy ngjyra, te verdhe dhe te kuqe, dhe eshte mjaft e veshtire ta gjesh ne terren. A e dinit po ashtu se ariu i murrme Ursus arctos, eshte i perhapur gjeresisht ne Shqiperi? Shume prej nesh te cilet jane aventuriere te maleve dhe pyjeve te thella, ndoshta do te ndeshen me nje nga keto specie sa te bukura aq edhe te rrezikshme, pasi nuk mund te afrohesh me teper. Duke levizur me ne jug te Shqiperise, do te ndalja sadopak ne Divjake, ku ndodhet edhe laguna me e madhe e Shqiperise, e quajtur laguna e Karavastase, e cila fsheh ne vetvete nje parajse te shpendeve te ujit. Te apasionuarit pas natyres sigurisht qe do te donin te ndalnin dhe te shikonin nepermjet nje shetitje me varke, pelikanin kacurrel, i cili eshte edhe simboli i kesaj lagune. Pelikani kacurrel Pelecanus crispus eshte nje nder shpendet me te medhenj ne bote, i cili ka gjetur vendin e pershtatshem ne kete lagune, edhe per t’u riprodhuar. Per te siguruar ruajtjen e kesaj specie nje sere platformash jane ndertuar per suksesin e riprodhimit te tyre, e cila ka rezultuar me sukses. Por pervecese ketyre nje sere shpendesh te tjere qendrojne te qete ne kete lagune sic mund te jene cafkat e ndryshme si cafka e vogel e bardhe Egretta garzetta, cafka e madhe e bardhe Ardea alba, cafka e perhime Ardea cinerea apo dhe pulebardhat dhe dallendyshet e detit e ndryshme duke nisur qe nga  te zakonshmet si Larus ridibundus e deri te sterna dimerake Sterna sandvicensisDuke lene divjaken i afrohemi qytetit te bukur te Vlores, e cila ne aspektin e biodiversitetit te dhuron nje pamje mahnitese me nje nder shpendet me te bukur sic jane flamingot Phoenicopterus roseus. Aktiviteti I birdwatching eshte mjaft i kerkuar ne kete zone, ku nepermjet asistences se perfaqesuesve te Zonave te Mbrojtura dhe eksperteve te shpendeve mund te kaloni ore duke vezhguar keto shpende roze sa delikat aq me rendesi te madhe ekologjike ne kete zone. Pikerisht kjo zone quhet Laguna e Nartes e cila eshte nje zone e rendesishme per shpendet e ujit, sidomos per shpende te cilet jane riprodhues ne kete zone gjate periudhes se veres te cilet jane po aq te mrekullueshem per t’u pare si kaloresi Himantopus himantopus  ose sqepbiza Recurvirostra avosseta. Por Vlora, duke qene nje qytet midis malit dhe detit, ka edhe nje sere zonash te tjera te mbrojtura, me rendesi te medha natyrore sic mund te permendim Parku Kombetar i Llogara-it. Vecantia e ketij parku ne ndryshim nga parqet e tjera ne Shqiperi qendron se pas ngjitjes ne 2100 m mbi nivelin e detit do te kesh mundesine te shikosh nje pamje fantastike qe eshte deti i shtrire aty poshte. Ky park ka ne brendesine e tij nje sere kafshesh te cilat nuk jane aspak te rrezikshme duke nisur qe nga me e larta ujku ose Canis lupus, kaprolli Capreolus capreolus e po ashtu simbolin e vendit tone, shqiponjen e malit Aquila chrysaetos, me vetem 2 cifte te ngelura ne majat e ketyre maleve. Pergjate shtigjeve mjedisore nje sere bimesh karakteristike te parkut te shoqerojne pergjate rruges, midis se cilave kemi bimen endemike te parkut Viola e Akrokerauneve Viola acroceraunensis  (e ka marre emrin nga mali aty prane, mali i Akrokerauneve ose vetetimave). Nje dite i kushtohet pikerisht kerkimit te kesaj bime endemike kaq te vecante per te informuar kedo mbi rendesine qe ajo ka dhe simbolin qe ajo perfaqeson. Jo me kot u ndala me siper mbi disa nga specie perfaqesuese te vendit tone, pasi kur flasim per natyren nuk flasim vetem te shijojme bukurite e saj, por edhe te kuptojme rendesine dhe vlerat qe ajo ka. Specie te botes se eger e bejne natyren edhe me te vecante dhe rrisin kuriozitetin ne vemendjen e dashamiresve te natyres, prandaj le te kujdesemi per to dhe ftoj kedo qe te marre dylbite e vetem si aksesore dhe te kundrojme ne nje kendveshtrim tjeter natyren, ne gjuhen e specieve.

Nga Endora Celohoxhaj,

Biologe