10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri!
Është vërtet e vështirë për të përzgjedhur se cilat janë 10 vendet që duhen vizituar në Shqipëri, por ne kemi bërë zgjedhjen tonë
Rana e Hedhun, Ndodhet në qytetin e Lezhës, pranë plazhit të Shëngjinit. Është vërtet një vend për most u humbur, komplet I paprekur dhe me një natyrë të virgjër. I tëri shpat I kodrës shpati i kodrës është i mbuluar me rërë saqë mbetesh vërtet i habitur sesi dunat e rërës mund të ndodhen dhe në ballkan dhe jo vetëm në Saharatë e famshme të lindjes së mesme. Pasi të ngjitemi në maje të kësaj dune, mund të rrokullisemi nga lart dhe të përfundojmë direkt dhe në det. Vaçantia e kësaj pjese plazhi ska të sosur, pasi ka vende të vogla ku rera është komplet e zezë dhe shumica e plazhistave lyejnë trupin pasi pretendohet që ka veti kuruese. Vend i veçante dhe padyshim nuk duhet humbur.
Kalaja Bashtovës, Ndodhet në fshatin Vilë Bashtovë disa kilomentra larg Kavajës dhe është njohur në lashtësi si port lumor në Shkumbin, pranë plazhit të Spillesë. Ka formë katërkëndore dhe me e veçanta është se është e vetmja kala e ndërtuar në zonë fushore në Ballkan. Me mure 9- metër të lartë, ajo ruan një formë të shkëlqyer duke menduar që i përket Shek. XV. Pamja e saj klasike, bashke me natyrën që e rrethon, i jep vërte jetë kësaj kalaje. Imazhi që ajo përcjell në fotografi, të jep përshtypjen sikur je një fotograf profesionist.
Kalaja Rozafës, Vendodhja dominuese në hyrje të qytetit të Shkodrës i mundëson një krenari madhështore. Duke vizituar kalanë e Rozafës mbetesë vërtet pafjalë dhe nuk di cilin ballkon të saj të zgjedhes për të soditur. Liqenin e Shkodrës shekullor apo Alpet hijerënde dhe të thepisur porsi majat e mprehta shpatash. Edhe pse kalaja në brendësi nuk ka shumë monumente per tu vizituar , legjenda e Rozafës së murosur të mbërthen dhe ti frymëzohesh nga peisazhi që të ofron. Për më tepër ku ka më bukur sesa një kala simbolizohet nga emri një fermre.
Syri i Kaltër, Të mendosh që do të udhëtosh thellë në Alpet Shqiptare, aty ku zanat e malit dhe legjendat e burrave me fuqi mbinatyrore skanë të sosur,për të zbuluar këtë thesar të natyrës. Udhetimi zgjat rreth një orë , në rrugë të ngushta rreze maleve ose sic quhen ndryshe rrugë dhish ku vertet mendon se ku po shkon, ose ç’dua unë ketu. Lodhja të bën të mendosh nëse ia ka vlejtur rrugëtimi për tek Syri i Kaltër. Pasi lë pjesë shkëmbore me ulje ngritje , bimësia fillon të dominojë dhe shenjat e shumta të bëjnë të kuptosh që je pranë. Vazhdon me kërsheri se si do të jetë dhe papritur fillon buzëqesh, ja ku duket syri i kaltër, një burim uji gjigand në mes të askundit. Fillon të mendosh nëse Tarzani do të dalë papritur pas bimësive të dendura. Ulesh në drunjtë gjigandë që janë vendosur për të pushuar dhe shijon duke i thënë vetes qe ia vlejti mundi për të parë këtë thesar natyror.
Parku i luginës së Valbones, ndodhet në pjesën me veriore të Shqiperisë i rrethuar nga Alpet. Ndodhet në një lartësi mbi 1,000 metra nga ku rrjedh lumi i kaltër i Valbonës, ngjyrë kjo e veçantë prej elementeve kimikë që ajo përmban. Bujtinat dhe Kullat , lugina e rrethuar nga maja malesh të gurtë dhe të thepisur , theksojnë bukuritë e këtij fshati Alpin. Lumi i Valbonës është diamanti që i shton vlerën dhe veçantinë fshatit të Valbonës, ku vitet e fundit banorët e saj janë munduar ta mbajnë të paprekur me nismën #MosMaPrekValbonën.Në Valbonë mund ta kaloni natën në njeëbujtinë që të kuptoni traditat dhe zakonet e malësisë, madje të shijoni ushqimin tradicional. Diçka do të vini në dyshim se cila qe pjesa më e bukur në këtë Alpin?! Mbrëmja e cila të ofron qiellin plot yje por kaq pranë sa mund ti prekesh ata, apo mengjesi i fresket i rrethuar nga malet madhështor duke shijuar qetësinë e natyrës.
Banjat Termale Bënjë, Burimet e ujit me sulfur krijojne disa vaska me ujë të ngrohtë të rrethuara nga natyra e paprekur në zonën e qytetit të Përmetit. Lokacioni i tyre është pranë fshatit Bënje rreth 30 min larg rrugës kryesore Kelcyrë Përmet. E veçanta e këtij uji magjik qëndron pasi është. E mundur të zhytesh në të në çdo stinë , madje edhe në periudhat e dimrit të acartë. Peisazhi në këtë zone është tepër tërheqës dhe mundesitë për të eksploruar janë të shumta. Pasi mbërrin në destinacion do të ecim për disa minuta dhe menjëhere do te nxjerrim aparatët fotografitë pasi, ura mesjetare që prej periudhës Otomane dhe vaskat plot avull sipër tyre, e bëjnë vendin përfekt për një foto tërheqëse. Ditët e sotme është një nga vendet më të vizituara. Pasi të keni eksploruar kanionin aty pranë dhe të keni shijuar çdo copëz natyrë bëhuni gati për tu relaksuar nën ujrat termale me pamjen e malit të Nemërçkës përball sikur po shihni një ekran gjigand të Explorer Channel.
Llogara, Parku Kombëtar Llogara, pjesë e vargmaleve Akrokeraune, ose Malet e Vetëtimës siç quhen në gjuhën popullore. Pasuria e madhe e faunës dhe florës të bejnë të kuptosh sa e pasur është natyra e këtij parku. Ndryshe mund ta quajmë dhe Ballkoni i Rivierës Shqiptare. Gjatë ngjitjes mund të ndalojmë për tu freskuar në burimet e shumta me ujë që Llogaraja ofron. Pishat e larta shumëvjeçare janë kudo e pafund për ta mbajtur gjithnjë të gjelbër dhe plot jetë. Qafa e Çezarit quhet një kalim përmes malit nga ku pretendohet që kaloi Perandori i fuqishëm Romak Jul Çezari bashkë me ushtrinë e tij për të sulmuar Pompein, tradhëtarin e Romes. Madje historia shkon dhe në kohë më të hershme: Zeuzi zoti i zotave në periudhën e besimit pagan, pretendohet të qëndronte midis maleve në Llogara. Kalimi i Malit të LLogarasë të ofron dy pjesë, atë të të rrethuar nga pishat e stërmëdha dhe atë të bregdetit e cila të lë pa fjalë , madje është vendi me i njohur për të shijuar Rivierën Shqiptare. Zakonisht është dhe një formë ku mund të postojmë në foto rrjete sociale për ti treguar miqve që pushimet sapo kanë filluar. Riviera Shqiptare po vij…
Kavaja Porto Palermos, Kalaja e ashait të jugut, “Ali Pashë Tepelena” i lindur në qytetin e Tepelenës dhe sundues i pashallakut të Janinës në shek. XVIII. Kalaja trekëndore ndodhet në një gadishull të vogël në gjirin e Porto Palermos. Lokacioni i saj ndodhet në një zonë me një mbrojtje perfekte natyrore. Kjo kala e ndërtuar në një gji të virgjër për kohën, përdorej si shtëpi pushimi nga Pashai. Në brëndësi të saj ajo është e ndarë në dhomat përkatëse si: shërbyesit, garnizoni ushtarak, dhoma e të ftuarve dhe sigurisht dhoma e pashait të gjithëpushtetshem. Pasi ngjitemi mbi kala, pamja të mbërthen, madje duke shëtitur mbi të për një moment mendon se dhe ti ke një pushtet pashai ose mbreti. Ujrat e kristalta te detit Jonian dhe struktura e kalasë me stilin e shek. XVIII krijojnë një lidhje me të shkuarën dhe historinë. Kalaja e PORTO Palermos nuk te lë pa ndalur dhe vizituar atë nese kalon në rrugën pranë saj.
Tre Ishujt Ksamil, Ndryshe njihen si thesari i jugut të Shqipërisë. Saranda është e njohur për 300 ditë diell në vit, bregdeti Jonian dhe klima mesdhetare krijon temperaturat perfekte për kulturën e agrumeve si portokalli, limoni, qitro dhe për pemën klasike të ullirit. Perveçse pjellorisë së tokes, sekreti i Sarandës janë Tre ishujt Ksamil të cilët formojnë një atraksion dominant në bregdetin tonë dhe që ndodhen vetem 6 milje larg Ishullit të madh të Korfuzit. Ndër vite fshati i Ksamilit ka marrë një zhvillim galopant pasi është vendi më i vizituar i jugut të Shqipërisë gjatë sezonit veror. Uji i kristaltë dhe largësia e ishujve fare pranë bregut të krijojnë idenë se je në Karaibe dhe jo në detin Mesdhe. Ushqimi që ofrohet është shumë i shijshëm ku prodhimet e detit dominojnë në menutë e zonës. E ku ka më bukur se zgjimi herët në mëngjes , kur plazhi është i boshatisur me një kafe përpara, mund ta themi me plot bindje që është zgjimi më relaksues që mund të shijoni në Shqipërinë tonë të bukur.
Butrint, Që prej vitit 1992 është pjesë e UNESCO por historia e tij fillon që para herës sonë. Simboli më i vjetër i gjetur rreth shek. VI-VII para krishtit, është një pllakë guri e cila ka të gdhendur një luan me kokën e buallit në gojë, e cila simbolizon fuqinë dhe trimërine në këto kohë të lashta. Butrinti ishte pjesë e fisit Ilir të Kaonëve. Arkeologu Italian Ugolini ishte i pari i cili e zbuloi dhe ka mundur të nxjerrë në sipërfaqe vetem 25% të këtij siti arkeologjik. Fillimisht ka qenë një fshat peshkatarësh, me pas pati zhvillimin e ndërtimeve të stilit Helenistik, derisa Peradori Romak August e shpalli koloni të perandorisë. Në periudhën Romake pati zhvillimin më të madh duke arritur dhe të jete një qendër bishopale. Në Butrint ka kaq shumë periudha historike ndër shekuj bashkë me ngjarje shumë të rëndësishme për kohën për tu vizituar dhe për të na lënë me gojë hapur. Është një nga sitet më të vjetra të mirëmbajtura në gjithë Ballkanin. Ashtu si poeti Romak Virgil citonte në një nga udhetimet e Aeneas pas pushtimit të Trojes: “Kur ne po afroheshim, pamë një trojë në miniature”. Nëse do të jetosh dhe te prekesh sesi ishte jeta e te shkuares dhe te jesh prane historive qe lidhen me Perandorët e mëdhenj Romak si Çezari dhe Augusti shkoni në Butrint. Thjeshtë Buthrotum emri i lashtësisë që do të thotë “Demi i plagosur”.
Nga Bergi Agalliu
Udhërrëfyes Turistik